“Guxim i jashtëzakonshëm!” Trump vlerëson personin që çarmatosi agresorin në Australi: Shpëtoi shumë jetë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas sulmit të përgjakshëm në Bondi Beach të Australisë, duke shprehur ngushëllime për viktimat dhe duke vlerësuar publikisht guximin e qytetarit që çarmatosi një nga sulmuesit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur ngushëllimet për viktimat e sulmeve terroriste të ndodhura gjatë fundjavës, në prag të festës hebraike të Hanukkah, duke vlerësuar publikisht guximin e qytetarit që çarmatosi njërin prej sulmuesve në Australi dhe shmangu një tragjedi edhe më të madhe.
Gjatë një pritjeje festive në Shtëpinë e Bardhë, Trump e cilësoi ndërhyrjen e qytetarit si një akt heroik. “Ishte një person jashtëzakonisht i guximshëm, që u përball drejtpërdrejt me një nga sulmuesit dhe shpëtoi shumë jetë. Ai është aktualisht në spital, i plagosur rëndë. Kam respekt të madh për atë që bëri,” deklaroi presidenti amerikan.
Një sulm i armatosur gjatë një feste në Bondi Beach u shndërrua në një masakër që tronditi Australinë, por mes panikut dhe të shtënave, një qytetar i zakonshëm u përball me agresorin dhe u kthye në simbol të guximit.
Bëhet fjalë për Ahmed Al Ahmed, 43 vjeç, banues në Sydney, pronar i një dyqani frutash dhe baba i dy fëmijëve. Ai u bë i njohur në mbarë botën pas publikimit të një videoje ku shihet teksa i afrohet nga pas një personi të armatosur në plazhin Bondi Beach, e neutralizon dhe i merr armën me duar të zhveshura. Gjatë sulmit, Ahmed u qëllua dy herë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Veprimi i tij u përshëndet edhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe nga kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, i cili e quajti skenën “të pabesueshme” dhe Ahmedin “një hero të vërtetë”.
Sulmi i armatosur gjatë festimeve të Hanukkah në Bondi Beach i mori jetën të paktën 11 personave dhe la dhjetëra të plagosur, duke u cilësuar si sulmi më vdekjeprurës me armë zjarri në Australi në gati tre dekada, në një vend të njohur për ligje të rrepta për armët.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)