“Trump është si T-Rex, me të ose bëhesh partner ose të gllabëron”

Deklarata e fort e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom i cili nuk është stepur dhe i quan “patetikë” udhëheqësit europianë.

20.01.2026. 20:01

“Trump është si T-Rex, me të ose bëhesh partner ose të gllabëron”

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka kritikuar ashpër udhëheqësit europianë gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Ai u kërkuar liderëve të kontinentit të vjetër që të “rrisin karakterin” në marrëdhëniet me presidentin amerikan, Donald Trump.

Newsom i përshkroi liderët globalë si “patetikë”, duke ironizuar se ai duhet t’u kishte sjellë mbrojtëse gjuri, për t’u përballur me sjelljen e tyre të nënshtruar. Guvernatori e përshkroi qartë presidentin Trump, duke u dhënë edhe një mesazh udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Europian.

“Ai është një T-Rex. Me të ose bëhesh partner, ose të gllabëron”, ishin fjalët e përdorura nga Newsom. Sipas tij, Trump “i përgjigjet vetëm forces” dhe me të nuk funksionon diplomacia tradicionale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)