“SHBA-të nuk do të përdorin forcë për të marrë Groenlandën.” Kështu deklaroi Presidenti amerikan Donald Trump nga Forumi Ekonomik në Davos, ku sqaroi në detaje planin e tij për të blerë ishullin Arktik nga Danimarka.
Donald Trump tha se ushtria e tij “do të ishte e pandalshme" nëse do të tentonte të pushtonte Groenlandën, por ai sqaroi se do të shtrijë kontrollin mbi ishullin ën mënyrë paqësore, pasi aty SHBA-të sipas Presidentit do të të ngrenë Kupolën e Artë, e cila do të mbrojë edhe Kanadanë.
“Amerika nuk kanë kërkuar kurrë asgjë dhe nuk kemi marrë kurrë asgjë. Ndoshta nuk do të marrim asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë. Sinqerisht, do të ishim të pandalshëm, por nuk do ta bëj këtë. Nuk kam pse të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë, nuk do të përdor forcë. E tëra çfarë duam nga Danimarka, për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për të mbajtur larg armiqtë tanë potencialë shumë energjikë dhe të rrezikshëm, është kjo tokë në të cilën do të ndërtojmë Kupolën më të madhe të Artë të ndërtuar ndonjëherë", shpjegoi Trump.
Më tej ai shtoi se Kupola e Artë, "do të jetë, nga vetë natyra e saj edhe mbrojtje për Kanadanë”, shtet për të cilën tha se "merr shumë gjëra falas" dhe duhet të jetë mirënjohëse.
Ndër të tjera Trump tha se vetëm SHBA-të mund të garantojnë sigurinë e Groenlandës.
"Kam respekt të madhe për njerëzit e Groenalndës dhe Danimarkës. Por çdo aleat i NATO-s ka obligim të mbrojë territoret e veta. Fakti është se asnjë komb apo grup kombesh nuk është në gjendje të sigurojë Groenlandën përveç Shteteve të Bashkuara. Ne jemi një superfuqi, më e madhe seç njerëzit e imagjinojnë. Groenlanda është një territor i gjerë, pothuajse tërësisht i pabanuar dhe i pazhvilluar, i pambrojtur në një vendndodhje kyçe strategjike midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës. Ka kaq shumë tokë të rrallë, dhe për të marrë këtë tokë të rrallë, duhet të kalosh nëpër qindra metra akull. Kjo nuk është arsyeja pse na duhet, na duhet për sigurinë kombëtare strategjike dhe sigurinë ndërkombëtare. Ky ishull i madh i pasiguruar është në fakt pjesë e Amerikës së Veriut në kufirin verior të Hemisferës Perëndimore, ky është territori ynë. Groenlanda është një territor i gjerë, pothuajse tërësisht i pabanuar dhe i pazhvilluar, i pambrojtur në një vendndodhje kyçe strategjike midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës", deklaroi ai.
Sipas Trump edhe presidentët amerikanë në të kaluarën janë përpjekur ta blejnë Groenlandën, duke tentuar për gati dy shekuj. Ndaj për këtë arsye ai nga Davosi kërkoi që të ulet në negociata të menjëhershme me Kopenhagën dhe BE-në për të finalizuar transaksionin.
“Në vitin 2019, Danimarka tha se do të shpenzonte mbi 200 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Groenlandës. Por, siç e dini, ka shpenzuar më pak se 1% të kësaj shume. SHBA mund ta mbrojë Groenlandën, ta zhvillojnë dhe ta përmirësojnë atë dhe ta bëjnë atë në mënyrë që të jetë e mirë për Evropën dhe e sigurt për Evropën, dhe e mirë për ne. Kjo është arsyeja pse unë po kërkoj negociata të menjëhershme për të diskutuar rinegociimin e blerjes së Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, pasi ne kemi fituar shumë territore të tjera gjatë historisë sonë, siç kanë bërë shumë vende evropiane. Nuk ka asgjë të keqe me këtë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)