“Bordi i Paqes” si pararojë e Rendit të Ri Botëror
Rendi botëror po kalon një fazë transformimi, e shënuar nga tensione të shtuara gjeopolitike, konflikte të hapura dhe vështirësi në funksionimin e institucioneve tradicionale ndërkombëtare.
Rendi botëror po kalon një fazë transformimi, e shënuar nga tensione të shtuara gjeopolitike, konflikte të hapura dhe vështirësi në funksionimin e institucioneve tradicionale ndërkombëtare. Në këtë kontekst, janë shtuar diskutimet rreth nismave të reja për ruajtjen e paqes dhe menaxhimin e krizave globale, përfshirë edhe krijimin e “Bordit të Paqes”.
Rendi i ri botëror e gjen përshkrimin më të përafërt të tij në fjalimin e Kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, i cili për të vizatuar të ardhmen e afërt të politikës botërore, risolli një shprehje nga Greqia e lashtë, jo si qasje diplomatike por si një të vërtetë të vrazhdë. “Të fortët bëjnë atë që mund të bëjnë, të dobëtit vuajnë atë që duhet të vuajnë”, duke nënkuptuar realpolitikën ku drejtësia diktohet nga i pushtetshmi.
Dhe në paralajmërimin e tij se “nostalgjia nuk është një strategji”, Mark Carney vuri në dukje se kush nuk i përshtatet rendit të ri duke mos u ulur në tavolinë, do të jetë në menunë e asaj tavoline.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhej në tryezën e liderëve në Davos, ku përveç firmës për themelimin e Bordit të Paqes pati edhe një diskutim “kokë më kokë” me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Është zyrtarizuar në Davos, “Bordi i Paqes”, organizmi i ri i propozuar nga presidenti Trump. Në ceremoninë e firmosjes ishte dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Modeli tradicional i një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ku fuqitë e mëdha veprojnë sipas normave të përbashkëta, është duke u cenuar. Konkurrenca ndërmjet fuqive të mëdha, përdorimi i ekonomisë si mjet presioni dhe rënia e funksionalitetit të institucioneve si Organizata e Kombeve të Bashkuara janë simptoma të dukshme të këtij ndryshimi.
Nuk është rastësi që Bordi i Paqes, i krijuar me bekimin e Presidentit Donald Trump, ka pothuajse të njëjtën logo si ajo e Kombeve të Bashkuar, me shumë pak dallime.
Qartësisht sistemi i vjetër multilateral, i formësuar në mesin e shekullit të 20-të, po përballet me sfida të reja. Ndërkohë që disa sugjerojnë ide si “Bordi i Paqes” për të adresuar konfliktet globale, OKB mbetet ende institucioni qendror për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, me mandat ligjor dhe përfaqësim universal.
Në këtë trend ndryshimesh, diskutimet rreth mekanizmave të rinj reflektojnë dobësitë e institucioneve ekzistuese dhe kërkesën për reforma. Reforma që mund të jenë shumë të hidhura për vende si Ukraina, Palestina apo të tjera të vogla që përballë kanë superfuqi. Mes gjithë këtyre ndryshimeve, pyetja që ngrihet është: Kush është i rrezikuari i radhës nga oreksi i të mëdhenjve dhe kush e garanton ekzistencën e kombeve të mesme ose të vogla?
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)