JD Vance për Newsmax: Amerika e mbron Groenlandën, meriton një pjesë të pasurisë së saj
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka mbrojtur nismën e presidentit Donald Trump për Groenlandën, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara tashmë ofrojnë mbrojtje reale për këtë territor arktik dhe, për pasojë, duhet të kenë akses në burimet e tij strategjike.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka mbrojtur nismën e presidentit Donald Trump për Groenlandën, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara tashmë ofrojnë mbrojtje reale për këtë territor arktik dhe, për pasojë, duhet të kenë akses në burimet e tij strategjike. Në një intervistë për Newsmax, Vance theksoi se rëndësia e Groenlandës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare të SHBA-së.
“Ne duam të ndajmë pasurinë e këtij territori të bukur, me shumë minerale dhe burime, të cilat në thelb jemi ne që i mbrojmë. Çfarë e pengon Rusinë apo Kinën të pushtojnë Groenlandën? Është fuqia e Danimarkës? Jo. Është fuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Vance.
Sovraniteti territorial i Danimarkës është një "vijë e kuqe", por Kryeministrja Mette Frederiksen është e hapur për negociata me Donald Trump sa i përket çështjes së Groenlandës dhe shfrytëzimit të ishullit për ngritjen e "Kupolës së Artë".
Presidenti Donald Trump njoftoi se ka arritur një “kornizë marrëveshjeje” për Groenlandën pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Deklaratat vijnë pasi presidenti Trump njoftoi se është arritur një “kornizë marrëveshjeje” për Groenlandën, pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Davos. Sipas Trump, marrëveshja parashikon akses për SHBA-në dhe aleatët europianë në të drejtat minerare, si edhe bashkëpunim në sistemin e mbrojtjes raketore “Golden Dome”.
Vance argumentoi se fuqia ushtarake amerikane është faktori kryesor që pengon agresionin e mundshëm nga Rusia apo Kina në Arktik, dhe jo Danimarka, së cilës Groenlanda i përket administrativisht. Ai theksoi se kontrolli i Arktikut është thelbësor për sistemin amerikan të mbrojtjes raketore, pasi çdo dobësim në këtë zonë do të rriste rrezikun për SHBA-në.
“Nëse Arktiku nuk kontrollohet, i gjithë sistemi ynë i mbrojtjes raketore mund të destabilizohet dhe amerikanët do të jenë më pak të sigurt. Në publik thonë ‘jo’ pa ekuivok, por në biseda private kjo nuk është aspak e vërtetë”.
Zëvendëspresidenti minimizoi kritikat publike nga disa liderë europianë, duke i cilësuar si qëndrime politike, ndërsa theksoi se në biseda private ka më shumë mirëkuptim. Sipas tij, administrata Trump vepron mbi parimin e realizmit dhe jo armiqësisë ndaj Europës, duke kërkuar që aleatët të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)