Sulm me hanxhar në metronë e Nju Jorkut, 3 të plagosur, ekzekutohet agresori

Pas një telefonate emergjente, policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe hapi zjarr ndaj agresorit duke e lënë të vdekur në vend.

Burimi: Tgcom

11.04.2026. 21:07

Sulm me hanxhar në metronë e Nju Jorkut, 3 të plagosur, ekzekutohet agresori

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në Stacionin Qendror “Grand Central”, në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve, viktimat e sulmit janë një burrë 84-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 me orën lokale, në ndalesën e linjave 4, 5 dhe 6 të metrosë, në drejtim të veriut. Pas një telefonate emergjente, policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe hapi zjarr ndaj agresorit duke e lënë të vdekur në vend.

Tre të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme, ndërsa edhe dy policë janë shtruar për kontrolle mjekësore.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Stacionit Qendror, për shkak të hetimeve në vijim.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathi Hokul, e ka cilësuar ngjarjen si një “akt të pakuptimtë dhune”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)