Diplomacia në veprim, mbyllet faza e parë e bisedimeve mes SHBA dhe Iranit

Fillimisht kontaktet mes palëve janë zhvilluar në mënyrë indirekte përmes ndërmjetësve, por më pas janë shndërruar në bisedime të drejtpërdrejta trepalëshe.

Burimi: BBC

11.04.2026. 19:41

Diplomacia në veprim, mbyllet faza e parë e bisedimeve mes SHBA dhe Iranit

Është mbyllur faza e parë e bisedimeve mes delegacioneve të SHBA dhe Iranit në Islamabad të Pakistanit.

Sipas mediave iraniane, delegacionet e dy vendeve shkëmbyen tekste me shkrim që përshkruanin çështjet në diskutim, teksa mesa duket bisedimet do të vijojnë edhe nesër.

Mediat shtojnë se ka pasur përparim në negociata sidomos për çështjen e zhbllokimit të aseteve iraniane.

Fillimisht kontaktet mes palëve janë zhvilluar në mënyrë indirekte përmes ndërmjetësve, por më pas janë shndërruar në bisedime të drejtpërdrejta trepalëshe.

Negociatat po zhvillohen në Islamabad, nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në qendër janë mbledhur gazetarë nga e gjithë bota për të ndjekur nga afër këtë proces të rëndësishëm diplomatik.

Në kuadër të takimeve, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë si Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë zhvilluar bisedime me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar publikisht, duke deklaruar se Irani “po humb rëndë” në konflikt dhe duke përsëritur pretendimet për dobësimin e kapaciteteve ushtarake iraniane.

Paralelisht, SHBA ka njoftuar se ka nisur operacione për pastrimin e Ngushticës së Hormuzit, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë detare.

Bisedimet në Islamabad konsiderohen si një moment kyç për të ardhmen e konfliktit dhe për stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)