Shefi i “Luftës” bëhet gazi i botës, citon Biblën, por shprehja është nga filmi i Tarantinos

Ky monolog është bërë i famshëm nga aktori Samuel L. Jackson, i cili e reciton në film para një skene të dhunshme.

Burimi: Ansa

17.04.2026. 12:32

Shefi i “Luftës” bëhet gazi i botës, citon Biblën, por shprehja është nga filmi i Tarantinos

Një gafë e pazakontë ka përfshirë sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një ceremonie fetare të mbajtur në Pentagon.

Gjatë fjalës së tij, Hegseth lexoi një citim që e prezantoi si pjesë të Biblës, duke e cilësuar si një lutje dhe duke u kërkuar të pranishmëve t’i bashkoheshin në përkujtim të misionit të shpëtimi të pilotit amerikan, avioni i të cilit u rrëzua në Iran.

Megjithatë, shumë shpejt u vu re se fjalët e thëna nuk i përkisnin Biblës, por përkonin me një citim të njohur nga filmi Pulp Fiction i regjisorit Quentin Tarantino.

Ky monolog është bërë i famshëm nga aktori Samuel L. Jackson, i cili e reciton në film para një skene të dhunshme.

Videoja e momentit është bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë vënë në dukje ngjashmërinë pothuajse fjalë për fjalë mes citimit të Hegseth dhe atij të filmit.

Gafa ka nxitur reagime dhe komente të shumta online, duke vënë në qendër të vëmendjes përdorimin e një citimi të kinemasë si referencë fetare në një aktivitet zyrtar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)