Zbulohet shkaku i zjarrit në Crans Montana, humbën jetën 40 persona
Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur së fundmi se zjarri në barin Le Constellation në Crans Montana u shkaktua nga qirinj të shndritshëm dhe fishekzjarrë të vendosura në shishe shampanje dhe që ishin shumë afër tavanit të barit.
Autoritetet zvicerane kanë bërë të ditur së fundmi se zjarri në barin Le Constellation në Crans Montana u shkaktua nga qirinj të shndritshëm dhe fishekzjarre të vendosura në shishe shampanje dhe që ishin shumë afër tavanit të barit.
Nga kjo, flakët janë përhapur shumë shpejt. Hetimet që vijojnë ende, kanë analizuar video dhe kanë intervistuar disa persona.
Sipas autoriteteve, 40 persona dihet se kanë vdekur dhe 119 janë plagosur pasi flakët përfshiu barin Le Constellation në orët e para të Ditës së Vitit të Ri.
Festa është kthyer në tragjedi me disa viktima në një resort të skive në Zvicër. Të dhënat e para flasin për disa humbe jete në një lokal. Mësohet se zjarri nisi rreth orës 01.30 teksa dyshohet si shkak fishekzjarrë.
Fishekzjarrët e vendosura në shishet e shampanjës dyshohet të jenë shkaktaret e zjarrit vdekjeprurës në lokalin e natës në Crans-Montana që iu mori jetën 40 personave dhe plagosi 40 të tjerë.
Më parë, u shfaq një foto që tregonte momentin kur bari u përfshi nga flakët ndërsa pjesëmarrësit në festë mbanin fishekzjarrë të bashkangjitur në shishe shampanje.
Autoritetet tani thonë se besojnë se zjarri u shkaktua nga fishekzjarrët që lëviznin shumë afër tavanit.
Nga ata që marrin trajtim, 113 janë identifikuar zyrtarisht, shtojnë autoritetet, ata përfshijnë 71 shtetas zviceranë, 14 francezë dhe 11 italianë.
Presidenti i Kantonit Valais, Mathias Reynard, thotë se e di se "çdo minutë që kalon pa përgjigje" është "e padurueshme" për të afërmit. Një mjek në Gjenevë ka thënë se pacientë deri në 15 vjeç po trajtohen për djegie të rënda.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)