Kapen 2.5 ton kokainë, 30 të arrestuar, Spanja godet kartelin nga Ballkani që përdorte “majmunët” për trafik droge
Policia spanjolle arrestoi 30 persona dhe sekuestroi pothuajse 2.5 ton kokainë, duke shkatërruar një rrjet kriminal që importonte drogë nga Kolumbia. Karteli Ballkanik përdorte notarë të rinj për të vendosur drogë në kontejnerët e anijeve në det, duke përdorur metodën e "majmunit".
Policia spanjolle ka arrestuar 30 persona dhe ka sekuestruar gati 2.5 ton kokainë në një operacion që ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti kriminal që importonte sasi të mëdha droge nga Kolumbia.
Ky rrjet i trafikut të drogës sipas autoriteteve në Spanjë ishte i specializuar në përdorimin e metodës së "majmunit", duke shfrytëzuar grupe notarësh të rinj për të transportuar ngarkesën në anije në lëvizje.
Hetimi që zgjati disa muaj filloi në tetor 2024, kur policia gjeti 88 kg kokainë në një automjet në qytetin jugor spanjoll të Mijas. Zbulimi i çoi autoritetet në zbulimin e tre grupeve kriminale, përfshirë një kartel ballkanik, të cilët po punonin së bashku për të transportuar sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia në Spanjë.
Sipas deklaratës së policisë, bandat përdornin të ashtuquajturën "metodë majmuni" për të vendosur drogë në kontejnerë detarë të transportuar nga anije mallrash.
Kjo praktikë bazohej në përdorimin e të rinjve nga klasat e varfra shoqërore, notarë të shkëlqyer, të cilët i afroheshin anijeve në det dhe e fshihnin drogën në kontejnerë ndërsa ato ishin ende në det. Anëtarët e së njëjtës organizatë udhëtonin më pas për në Spanjë dhe përpiqeshin të rikuperonin ngarkesën, duke i kapur anijet para se të arrinin në Ngushticën e Gjibraltarit.
Një nga përpjekjet u zbulua në mesin e vitit të kaluar, kur një anije që shkonte në portin e Cadiz-it informoi shërbimet detare të shpëtimit se kishte vënë re udhëtarë të paligjshëm në kuvertën e saj. Kontrolli çoi në sekuestrimin e një kontejneri në të cilin ishin fshehur afërsisht 1.4 ton kokainë. Udhëtarët e paligjshëm, tre burra të ngarkuar me detyrën për të rikuperuar drogën, arritën të arratiseshin.
🚩Desarticuladas 3 organizaciones criminales del Balkan Cartel dedicadas al tráfico de cocaína en #Málaga y #Cádiz
Pak më vonë, një anije që lundronte në ujërat territoriale portugeze raportoi praninë e udhëtarëve të paligjshëm të armatosur. Pavarësisht mobilizimit të autoriteteve, autorët e krimit arritën të shkarkonin pakot me kokainë të fshehura në një kontejner dhe t'ua dorëzonin bashkëpunëtorëve të tyre, përpara se të arratiseshin.
Vjeshtën e kaluar, autoritetet identifikuan pesë burra të tjerë, tre kolumbianë dhe dy anëtarë të kartelit ballkanik që banonin në Spanjë, të cilët po përdornin motoskafe për të mbledhur dërgesat e kokainës.
Hetimi i policisë spanjolle është duke vazhduar, pasi autoritetet besojnë se rrjeti kishte potencialin të trafikonte sasi edhe më të mëdha droge në tregun evropian.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
Policia në Virxhinian Perëndimore ka arrestuar një punonjëse biblioteke, e cila përmes një videoje në TikTok i bëri thirrje popullit amerikan që të vrasë Presidentin Donald Trump.
Komente (0)