Kishte shkuar për të marrë pjesë në një klasë pilates në palestër, por ora e stërvitjes ishte e fundit për një 21-vjeçare italiane nga Treviso. E reja ndërroi jetë pasi u ndje keq papritur gjatë ushtrive në palestrën në fshatin Dosson, ku po ushtrohej bashkë me nënën e saj.
21-vjeçarja Vania Vettorazzo thuhet se përjetoi vështirësi të rënda në frymëmarrje dhe mezi arriti të thërriste për ndihmë përpara se të shembej në dysheme. Të pranishmit menjëherë dhanë alarmin dhe stafi i palestrës menjëherë i dha ndihmën e parë, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve në telefon.
Sipas administratës së palestrës, vajza ishte e vetëdijshme derisa mbërriti ambulanca, duke u ankuar kryesisht për shtrëngim në kraharor. Më pas Vania u dërgua me urgjencë në spital, por gjendja e saj u përkeqësua.
Edhe pse mjekët u përpoqën të kryenin një ndërhyrje reanimimi, e cila zgjati rreth dy orë, zemra e 21-vjeçares pushoi së rrahuri.
Vania nuk kishte përjetuar kurrë probleme shëndetësore dhe sipas anëtarëve të familjes, kishte pasur vetëm ethe të lehta një ditë më parë, të cilat më pas u zhdukën. Kohët e fundit ajo kishte marrë një certifikatë fitnesi sportiv dhe ushtronte rregullisht aktivitet fizik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)