“Ne do të vazhdojmë rezistencën”, Irani mesazh për SHBA-Izrael pas një muaji lufte: Na nënvlerësuat!

Teherani deklaron se po qëndron pavarësisht shfarosjes së udhëheqjes së ti dhe mohon skenarët e shembjes së shpejtë duke paralajmëruar se konflikti do të vazhdojë pa u tërhequr.

29.03.2026. 08:21

“Ne do të vazhdojmë rezistencën”, Irani mesazh për SHBA-Izrael pas një muaji lufte: Na nënvlerësuat!

Udhëheqësit iranianë, përfshirë Kryetarin e Parlamentit Mohammad-Bagher Ghalibaf dhe Ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, thonë se Irani ka vërtetuar në javët e fundit se është nënvlerësuar nga Izraeli dhe SHBA-të.

Teksa janë bërë tashmë një muaj luftë në Lindjen e Mesme, ata argumentojnë se kundërshtarët e besonin se ky do të ishte një operacion i shkurtër dhe se regjimi në Teheran do të shembej brenda pak ditësh nga bombardimet dhe pas eliminimit të udhëheqjes.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi. Përkundrazi, lufta tani po hyn në muajin e saj të dytë dhe po zgjerohet në vend që të kufizohet.

Në të njëjtën kohë, sipas liderëve në Teheran nuk ka rënie në fuqinë ushtarake të Iranit, as në numrin e dronëve dhe raketave që ai lëshon kundër kundërshtarit të tij. Përveç kësaj, Huthët në Jemen tani janë përfshirë në konflikt, ndërsa Hezbollahu në Liban vazhdon të bëjë një rezistencë të fortë, pavarësisht vlerësimeve se ishte dobësuar plotësisht pas luftës në Gaza.

Sipas palës iraniane, e gjithë kjo, së bashku me kontrollin e vazhdueshëm të Ngushticës së Hormuzit ose ndërprerjen e pjesshme të lundrimit atje, janë tregues se Irani nuk është gati të mposhtet.

Ata gjithashtu argumentojnë se kjo situatë po shkakton frustrim të madh tek Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dhe se në realitet janë ata që kërkojnë negociata, jo Irani.

Ghalibafi dhe Araghchi përfundojnë duke thënë se nuk do të mposhten dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë konfliktin për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që të përballen me atë që e karakterizojnë si një veprim agresiv kundër vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)