E diel me kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për sot

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në zonat malore lindore parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal.

29.03.2026. 07:59

E diel me kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për sot

Kjo e diel pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë vendin.

Sipas parashikimeve, moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen më të dendura. Vranësirat më të theksuara pritet të shfaqen në zonat veriore dhe në relievet malore në lindje të territorit.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në zonat malore lindore parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal. Megjithatë, këto reshje do të jenë të përkohshme, pasi në vijim pritet ndërprerja e tyre në të gjithë vendin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zona të caktuara, si lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era mund të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.

Sa i përket detit, valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)