Për shefen e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen lufta në Lindjen e Mesme tregon se rendi botëror ka rënë, ndaj është e rëndësishme që Europa ta zhvendosë fokusin e saj global tek siguria, duke e bërë atë 'parimin organizues' të diplomacisë.
Në fjalimin e mbajtur të hënën, von der Leyen gjithashtu lëshoi sinjalet e para të një anëtarësimi më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, një vendim që sipas saj BE-ja duhet ta marrë tani për shkak të çështjeve të sigurisë.
“Në të gjitha asetet dhe politikat tona, ne duhet të përfshijmë konsideratat e sigurisë... Ky duhet të jetë mentaliteti i paracaktuar. Nga mbrojtja e të dhënave, nga industria te infrastruktura, nga teknologjia te tregtia”, u tha ajo ambasadorëve të BE-së që u kthyen në Bruksel nga 145 vende për një konferencë vjetore.
Mungesa e koordinimit midis udhëheqjes së BE-së është veçanërisht e dukshme në marrëdhënien midis Von der Leyen dhe Kaja Kallas. Gjatë fundjavës së kaluar, kur filluan sulmet, ato nuk komunikuan fare drejtpërdrejt.
Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen tha këtë të hënë se propozimi për të shfrytëzuar asetet e ngrira ruse përmes një kredie dëmshpërblimi për Ukrainën është i ndërlikuar, por do të rrisë koston e luftës për Moskën.
“Kërcënimet me të cilat përballemi vijnë nga të gjitha drejtimet. Bota përreth nesh po ndryshon me një shpejtësi të pabesueshme dhe tani edhe Evropa po ndryshon”, paralajmëroi ajo.
Presidentja tha dy herë gjatë fjalimit se Evropa duhet të jetë më e vendosur në projektimin e fuqisë në skenën botërore. POLITICO raporton po ashtu se Von der Leyen u ka thënë eurodeputetëve me dyer të mbyllura këtë vit se po përpiqet ta shndërrojë BE-në, të konceptuar si një projekt paqeje, në një superfuqi ushtarake.
“Mesazhi im këtu është i qartë: Evropa do të qëndrojë gjithmonë me Ukrainën, pavarësisht se çfarë po ndodh diku tjetër. Ne të gjithë duam që ky tmerr dhe kjo gjakderdhje të mbarojnë. Dhe askush nuk e dëshiron paqen më shumë se populli i Ukrainës. Ajo që i duhet Ukrainës tani është, para së gjithash, mbështetje e qëndrueshme financiare. Kjo është arsyeja pse ne propozuam një kredi prej 90 miliardë euro për të financuar nevojat e Ukrainës. Mund t'ju siguroj se do t'i përmbushim angazhimet tona, sepse besueshmëria jonë dhe më e rëndësishmja, siguria jonë është në rrezik. E njëjta logjikë vlen edhe për zgjerimin. Ka pasur shumë debate se si ta përmbushim në kohën e duhur këtë proces të bazuar në meritë. Por është me rëndësi të madhe që të përgatitemi duke e afruar Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën me Bashkimin tonë që tani. Zgjerimi nuk ka të bëjë me ideologjinë. Është çështje e interesit dhe sigurisë së përbashkët evropiane. Dhe ne duhet të jemi gati të përmbushim sa më shpejt që të vijë koha”, deklaroi ajo.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)