Në mes të krizës energjetike dhe tensioneve gjeopolitike, Rusia ka rikthyer në vëmendje një nga projektet më të mëdha të epokës sovjetike, Druzhba, duke e rihapur pjesërisht dhe duke e vendosur sërish në qendër të debatit evropian për energjinë.
I ndërtuar që në vitet ’60, emri i të cilit do të thotë “miqësi” në rusisht, konsiderohet një nga rrjetet më të mëdha të transportit të naftës në botë. Me një gjatësi mbi 4 mijë kilometra, ai nis nga Rusia dhe ndahet në dy degë kryesore në Evropë, njëra furnizon Poloninë dhe Gjermaninë, ndërsa tjetra shtrihet drejt Hungarisë, Sllovakisë dhe Çekisë. Përmes degëzimeve të tij, rrjeti kalon edhe në Bjellorusi, Ukrainë dhe Kroaci.
Sipas mediave iraniane, sulmet prekën infrastrukturën e lidhur me fushën gjigante të gazit South Pars, e cila konsiderohet si rezervuari më i madh i gazit natyror në botë dhe ndahet me Katarin.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, me fokusin siç ai tha tek mbrojtja e konsumatorëve. Rama tha se çmimet e karburantit në Shqipëri nuk janë rritur si në vendet e tjera.
Organizata paralajmëron se situata, e ndikuar nga zhvillimet e fundit në Iran, mund të ketë pasoja serioze për ekonominë dhe qytetarët nëse nuk merren masa konkrete.
Kapaciteti i transportit të naftës varion nga 1.2 deri në 1.4 milionë fuçi në ditë, me potencial për të arritur deri në 2 milionë. Që nga fillimi, ky projekt është parë si një instrument me ndikim të fortë politik, pasi krijon varësi energjetike mes Evropës dhe Moskës, një lidhje që Shtetet e Bashkuara janë përpjekur ta kufizojnë që në vitet ’60.
Sot, rëndësia e Druzhbës është rikthyer fuqishëm. Rihapja e tij në një kohë krize furnizimi tregon se kjo infrastrukturë nuk është thjesht një relike historike, por një mjet strategjik që ndikon vendimmarrjen në kryeqendrat evropiane si Brukseli, Kievi dhe Budapesti.
Funksionimi i këtij sistemi mbështetet në një rrjet stacionesh pompimi që sigurojnë rrjedhën e vazhdueshme të naftës në distanca të gjata. Ai përfshin gjithashtu sensorë për zbulimin e rrjedhjeve dhe sisteme kontrolli për menaxhimin e fluksit. Megjithatë, fakti që përbëhet nga segmente të vjetra dhe të modernizuara e bën mirëmbajtjen komplekse dhe të kushtueshme.
Rihapja e Druzhbës ka pasoja të rëndësishme politike. Ukraina fiton ndikim, pasi kontrollon pjesë të rëndësishme të tranzitit dhe mund të kufizojë rrjedhën sipas interesave të saj. Nga ana tjetër, Hungaria mbetet shumë e varur nga nafta ruse, duke përdorur këtë fakt edhe në negociatat me Bashkimin Evropian.
Që në vitin 1981, ajo ndërtoi një tubacion rreth 1,200 kilometra të gjatë që lidh Jubailin në Gjirin Persik me portin e Yanbu në Detin e Kuq, duke anashkaluar plotësisht Ngushticën e Hormuzit.
Izraeli ka rrëzuar me bombat e tij një godinë 22 katëshe në Bejrut që dyshohet se strehonte një institucion financiar që mbështeste me fonde Hezbollahun.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian gjendet mes nevojës për energji dhe përpjekjeve për të ulur varësinë nga Rusia. Për shumë rafineri evropiane, nafta ruse mbetet më e përshtatshme dhe më e lirë, çka e vështirëson zëvendësimin e saj në afat të shkurtër.
Ky tubacion operohet kryesisht nga Transneft, një kompani shtetërore ruse që menaxhon rrjetin e transportit të naftës. Kostot e mirëmbajtjes vlerësohet të arrijnë qindra miliona euro në vit, për shkak të kompleksitetit dhe moshës së infrastrukturës.
Rihapja e Druzhbës lidhet me nevojën e Rusisë për të siguruar të ardhura në kushtet e sanksioneve, por edhe për të ruajtur ndikimin strategjik në Evropën Qendrore. Kjo lëvizje konfirmon se energjia mbetet një nga armët më të forta në lojën gjeopolitike globale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)