Panik në Angli: Plagosja me armë zjarri shkakton mbylljen e tre shkollave

I lënduari, një i ri rreth të 20-ave, u transportua në spital me plagë të rënda që mund të kenë pasoja afatgjata për jetën e tij.

01.04.2026. 20:19

Panik në Angli: Plagosja me armë zjarri shkakton mbylljen e tre shkollave

Policia ka nisur një operacion kërkimi pasi një person u qëllua me armë zjarri në Bristol, duke mbetur i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në zonën e Speedwell, ndërsa autori u largua nga vendi i ngjarjes me një biçikletë elektrike.

Për arsye sigurie, tre shkolla në afërsi të vendngjarjes u vendosën në izolim të përkohshëm. Ndërkohë, forca të armatosura policie dhe një helikopter zhvilluan operacione kërkimi në zonë për kapjen e të dyshuarit.

I lënduari, një i ri rreth të 20-ave, u transportua në spital me plagë të rënda që mund të kenë pasoja afatgjata për jetën e tij. Autori vijon të jetë në arrati, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)