Të miturit shkaktojnë kaos në Vlorë, përplasin 3 makina policie, plagosen 2 efektivë

Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur pasi makina e tyre u përplas qëllimisht nga dy të mitur që nuk iu bindën urdhrit që të ndalonin.

01.04.2026. 08:36

Të miturit shkaktojnë kaos në Vlorë, përplasin 3 makina policie, plagosen 2 efektivë

Dy të mitur në drejtimin e një makine kanë shkaktuar kaos në qytetin e Vlorës pak minuta pas mesnatës, ku për pasojë dy efektivë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave, të miturit ndodheshin në një makinë tip Golf, kur forcat “Shqiponja” iu kanë bërë thirrje të ndalojnë, por nuk iu bindën urdhrit të tyre.

Për pasojë një ndjekje me shpejtësi të lartë nisi në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar mes policisë dhe të dyshuarve të pabindur.

Pas disa minutave, një tjetër makinë policie tentoi t’i ndalonte çka bëri që i mituri në drejtimin e mjetit të përplasej me të duke lënë të plagosur dy efektivë.

Fatmirësisht, policët nuk kanë marrë plagë kritike dhe ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dy të miturit më pas u ndaluan dhe janë shoqëruar në komisariat për të kryer të gjitha procedurat ligjore ndaj tyre, teksa identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Bilanci i këtij incidenti të rëndë përfundoi me 3 makina të dëmtuara si dhe një mjeti tjetër, që në momentin e përplasjes ishte i parkuar në anë të rrugë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)