Shteti që nuk është në luftë, por sulmohet nga të gjithë
Iraku po përballet me një situatë tejet të rëndë, pasi është goditur nga sulme të shumta në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së.
Iraku po përballet me një situatë tejet të rëndë, pasi është goditur nga sulme të shumta në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit e SHBA-së. Edhe pse autoritetet në Bagdad kanë bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të përfshirjes në konflikt, vendi është kthyer në një pikë të nxehtë për përplasje indirekte.
Dy ditë pasi SHBA dhe Izraeli ndërmorën sulmet e para ndaj Iranit, kryeministri Mohammed Shia’ al-Sudani urdhëroi institucionet e sigurisë të veprojnë kundër çdo kërcënimi që cenon stabilitetin. Paralelisht, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Irakut deklaroi angazhimin për të mos lejuar që territori i vendit të përdoret për konflikte të brendshme apo rajonale.
Megjithatë, situata në terren është përkeqësuar. Sipas burimeve të sigurisë, të paktën 47 persona kanë humbur jetën që nga nisja e përshkallëzimit, shumica prej tyre pjesëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor, një grup paraushtarak që përfshin fraksione të mbështetura nga Irani.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se shumica e aleatëve të NATO nuk janë të gatshëm të përfshihen në operacionin ushtarak kundër Iranit.
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa deklaratat e forta politike, sulmet ushtarake dhe pasiguria për fatin e figurave kyçe në Iran po shtojnë tensionet në nivel global.
Lajmi është raportuar nga gazeta amerikane “Wall Street Journal”, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka miratuar një kërkesë të bërë nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.
Këto forca kanë akuzuar SHBA-në për sulme ajrore, duke i cilësuar si “agresione”, ndërsa kanë përmendur edhe bombardime që i atribuohen Izraelit. Nga ana tjetër, Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara deklaroi se veprimet e saj kanë qenë në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të milicive të mbështetura nga Irani, duke theksuar mbrojtjen e trupave amerikane.
Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë mohuar përfshirjen në sulme ndaj Irakut. Në të njëjtën kohë, disa milici pro-iraniane kanë marrë përgjegjësinë për sulme ndaj objektivave amerikane, përfshirë ambasadën në Bagdad dhe qytetin Erbil.
Kryeministri irakian i ka cilësuar sulmet ndaj territorit të vendit si të papranueshme, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë përpjekjet për uljen e tensioneve dhe rikthimin në dialog.
Joe Kent është veteran i luftës në Irak dhe mbështetës prej vitesh i Trump. Ka marrë pjesë në 11 misione me ushtrinë amerikane dhe ka humbur bashkëshorten në Siri.
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu komentoi vrasjet e zyrtarëve iranianë, duke thënë se IDF-ja po e minon regjimin, duke i dhënë popullit mundësinë ta rrëzojë atë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)