“S’dërgojmë trupa, por të gjitha opsionet mbeten për Iranin”, Trump, kritika NATO-s dhe 200 mld dollarë për Pentagonin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se aktualisht nuk ka plane për të dërguar trupa në Lindjen e Mesme, megjithëse la të hapur mundësinë për ndryshime në të ardhmen.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se aktualisht nuk ka plane për të dërguar trupa në Lindjen e Mesme, megjithëse la të hapur mundësinë për ndryshime në të ardhmen. I pyetur për raportimet se administrata e tij po shqyrton vendosjen e mijëra ushtarëve në rajon, Trump u përgjigj nga Zyra Ovale: “Jo, nuk po vendos trupa askund. Nëse do ta bëja, sigurisht që nuk do t’jua thosha, por nuk po e bëj.”
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se nuk është marrë ende asnjë vendim për dërgimin e trupave, duke theksuar se presidenti mban “të gjitha opsionet në tavolinë”. Ndërkohë, është raportuar se një njësi e Marinës amerikane është dislokuar në rajon, pa qenë e qartë nëse do të pasohet nga trupa tokësore.
Sipas spekulimeve, hapësira përdoret për të maskuar vendndodhjen e tij reale gjatë takimeve zyrtare. Rikthimi në këtë ambient vjen pas një periudhe prej 161 ditësh.
Një avion luftarak amerikan F-35 është detyruar të bëjë ulje emergjente në një bazë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, pasi dyshohet se është goditur nga irani gjatë një misioni luftarak.
Washingtoni mund të heqë përkohësisht sanksionet mbi naftën iraniane të bllokuar në det, me qëllim që ajo të hidhet në treg dhe të frenojë rritjen e çmimeve.
Në të njëjtën kohë, Trump u shpreh se ndikimi ekonomik i sulmeve ndaj Iranit ka qenë më i kufizuar nga sa pritej. Ai tha se kishte parashikuar një rritje më të fortë të çmimeve të naftës dhe një goditje më të madhe për ekonominë. “Mendova se do të ishte shumë më keq, por nuk është keq dhe do të përfundojë shpejt,” deklaroi ai gjatë një takimi me kryeministren japoneze Sanae Takaichi. Çmimi i naftës arriti në 115 dollarë për fuçi pas përshkallëzimit të luftimeve, por Trump sinjalizoi se është i gatshëm të marrë masa, përfshirë lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës iraniane, nëse kjo ndihmon stabilizimin e tregut.
Presidenti amerikan bëri të ditur gjithashtu se i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të ndalojë sulmet ndaj objekteve energjetike iraniane. “I thashë, mos e bëj këtë dhe ai nuk do ta bëjë,” u shpreh Trump, duke theksuar se megjithëse SHBA dhe Izraeli bashkëpunojnë ngushtë, veprimet nuk janë gjithmonë të njëjta. Megjithatë, burime të ndryshme kanë sugjeruar se disa operacione izraelite janë koordinuar me SHBA-në.
Në planin ndërkombëtar, Trump vlerësoi mbështetjen e Japonisë për veprimet amerikane ndaj Iranit, ndërsa kritikoi aleatët evropianë dhe NATO-n për mungesë angazhimi të plotë. Ai u shpreh se Japonia “po merr përgjegjësi”, ndërsa për NATO-n tha se “po bën një gabim të madh” duke mos ndihmuar në mbrojtjen e ngushticës strategjike të Hormuzit.
Foto: AP/Alex Brandon
Ndërkohë, presidenti konfirmoi se mund të kërkojë një paketë të re financimi prej 200 miliardë dollarësh për Pentagonin. Ai e cilësoi këtë si një “çmim të vogël” për të garantuar që ushtria amerikane të mbetet në nivelin më të lartë të gatishmërisë. Sipas tij, fondet do të përdoren jo vetëm për konfliktin me Iranin, por edhe për të forcuar kapacitetet ushtarake në përgjithësi, veçanërisht në furnizimin me municione.
Hegseth pranoi ndër të tjera se nuk ka një afat përfundimtar për përfundimin e luftës, por insistoi duke thënë: “Ne jemi brenda planit… dhe nuk do të donim të vendosnim një afat kohor përfundimtar.”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)