Miliona dollarë baste për ngjarjet gjeopolitike dhe luftrat
Polymarket është faqja ku u vendosën baste për kapjen e Maduros, sqaroi se operacioni amerikan nuk është “pushtim” i Venezuelës. Nga ky skenar u grumbulluan 10,5 milionë dollarë.
Polymarket është platform e basteve që u bë e famshme menjëherë pas kapjes së ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Disa baste të vendosura pak momente para operacionit të ushtrisë amerikane, u shoqëruan me përfitime të mëdha.
Megjithatë, faqja sqaron se operacioni i Shteteve të Bashkuara nuk klasifikohet si “pushtim” i Venezuelës, skenar nga i cili ka përfituar 10,5 milionë dollarë nga bastet e vendosura. Në platformën, që vlerësohet 9 miliardë dollarë në treg, nuk ka kufij rreth basteve që mund të vendosen.
Përkrah ndeshjeve të futbollit të Premier League angleze, të basketbollit apo futbollit amerikan, në “Polymarket” mund të luhet kumar me luftrat dhe krizat botërore, mes të cilave zhvillimet në Ukrainë dhe në Venezuelë.
Në këtë platformë kuotohet edhe armëpushimi ndërmjet Moskës dhe Kievit. Volumi i basteve të vendosura nga klientët e Polymarket është thuajse 62 milionë dollarë. Rreth ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë janë vendosur mbi 40 milionë baste.
Foto nga web
Alternativat në faqe janë të thjeshta, aty ka vetëm dy opsione: “Po” ose “Jo”. Ndërkohë, janë publikuar një numër i lart datash kalendarike ku mund të vendosen baste. Aty mund të luhet edhe për dosjet e çështjes “Epstein”, apo edhe për zgjedhet në Portugali, që do të zhvillohen në janar të 2026-ës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zbuloi në një konferencë për mediat se Serbisë i është dërguar një ftesë për t'iu bashkuar aleancës trepalëshe ushtarake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.
Izraeli thotë se ka rënë dakord të rihapë pikën kufitare kyçe të Rripit të Gazës me Egjiptin vetëm pasi të përfundojë një operacion për të rimarrë trupin e pengut të fundit izraelit të mbetur në territor.
Komisioni Evropian ka nisur një hetim ndaj X të Elon Musk për shkak të shqetësimeve se inteligjenca e tij artificiale, Grok, është përdorur për të krijuar imazhe të seksualizuara të njerëzve të vërtetë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ende dëshiron bisedime me Uashingtonin, ndërkohë që flota amerikane, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, ka mbërritur në ujërat e Lindjes së Mesme.
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së martës në një hotel luksoz me 5 yje në resortin e njohur të Courchevel në Francë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona nga disa godina përreth.
Duke folur për operacionet e fundit ushtarake të amerikanëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se në qershor u neutralizuan kapacitetet bërthamore të Teheranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar "carin e tij kufitar" Tom Homan për të udhëhequr zbatimin e ligjit për imigracionin në terren në Minneapolis, pasi dy qytetarë amerikanë u qëlluan për vdekje nga agjentë federalë në qytet në më pak se një muaj.
Komente (0)