Kapen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i Brendshëm: Janë të mafies shqiptare në Ekuador
Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, ka njoftuar të martën sekuestrimin e një ngarkese masive droge prej 6.8 ton, pronar të së cilës bën mafian shqiptare që vepron në Ekuador.
Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, ka njoftuar të martën sekuestrimin e një ngarkese masive droge prej 6.8 ton, pronar të së cilës bën mafian shqiptare që vepron në Ekuador.
Gjatë fjalimit të tij, Cabello sqaroi se dërgesa kryesore përbëhej nga 238 pako, të cilat përmbanin gjithsej 14,280 pako më të vogla. Ai specifikoi se janë sekuestruar 6.7 ton marihuanë dhe 81 pako me 91.75 kg kokainë.
“Kjo është një goditje e madhe ndaj narrativës që thotë se Venezuela lehtëson trafikimin. As kokaina, as marihuana, as ndonjë drogë që shteti mund ta ndalojë gjatë rrugës nuk do të kalojë këtu”, deklaroi Cabello, duke theksuar se çdo konfiskim përfaqëson pengesë për strukturën logjistike kriminale.
Foto: Ministria e Brendshme e Venezuelës
Ai specifikoi po ashtu se personat e ndaluar në të dyja rastet e trafikut të drogës, të goditura në Zulia kanë lidhje me “mafian shqiptare që vepron nga Ekuadori” dhe nënvizoi se ai, si ministër, i ka shpallur “një luftë të vërtetë kundër trafikut të drogës”.
Cabello shpjegoi se, duke bllokuar rrugët detare dhe ajrore, mafia detyrohet të përdorë rrugë tokësore ku janë më të prekshëm nga mbikëqyrja shtetërore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Mediat iraniane raportojnë se ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve të fundit një nga shkencëtarët më të rëndësishëm në vend, i njohur si krijuesi i programit bërthamor.
Fidan theksoi se konflikti mund të lërë pasoja afatgjata, duke thelluar armiqësitë mes shteteve dhe shoqërive dhe duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga uji. Gjithashtu, në operacion morën pjesë karabinierët dhe njësia e zhytësve.
Komente (0)