Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare ish kongresmeni i shqiptarëve Eliot Engel
Ish kongresmeni amerikan, mik i shqiptarëve, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Për tre dekada ai përfaqësoi veriun e Bronksit në Nju Jork, dhe ishte në avokat i paqes globale dhe të drejtave të njeriut.
Ish kongresmeni amerikan, mik i shqiptarëve, Eliot Engel është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Për tre dekada ai përfaqësoi veriun e Bronksit në Nju Jork, dhe ishte në avokat i paqes globale dhe të drejtave të njeriut.
Në vitet e fundit të karrierës së tij, Engel shërbeu si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e përfaqësuesve, me ndikim në politikën amerikane. “Gjatë më shumë se 44 viteve të tij në shërbim publik, Eliot Engel luftoi pa u lodhur për zgjedhësit e tij në vend dhe për paqen dhe sigurinë në mbarë botën. Ne e duam dhe na mungon shumë”, njoftoi familja e Engel.
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur vlerësimin e ti për figurën e ish kongresmenit amerikan Eliot Engel që u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. Në mesazhin e tij ai thotë se Engel është mik i shqiptarëve dhe derë gjithmonë e hapur për ta, duke vlerësuar mbështetjen e tij për Kosovën dhe Shqipërinë.
Eliot Engel ka pasur një rol të rëndësishëm për çështjen shqiptare, sidomos gjatë krizës së Kosovës, ku si anëtar i Kongresit Amerikan dhe më pas kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, ai ishte një nga zërat më të fortë në SHBA në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës. Engel loboi fuqishëm për ndërhyrjen e NATO kundër regjimit të Slobodan Milošević, duke e konsideruar të domosdoshme ndalimin e spastrimit etnik.
Ai gjithashtu ka mbështetur vazhdimisht pavarësinë e Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve SHBA–Shqipëri, duke u parë si një aleat i palëkundur i shqiptarëve në politikën amerikane për dekada. Ai ka promovuar integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në NATO në vitin 2009, dhe ka mbështetur reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe stabilitetin rajonal. Engel ka vizituar shpesh Shqipërinë dhe ka qenë një zë pro shqiptar në Kongres, duke ndihmuar në konsolidimin e imazhit të vendit si aleat i besueshëm i SHBA-së në Ballkan.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Një 20-vjeçar u arrestua të premten pasi sulmoj me molotov shtëpinë e Sam Altman, kreut të Open Ai në San Francisko. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania.
Massapequa, shpallin me krenari banorët e saj, është një "qytet policor". I vendosur në Bregun Jugor idilik të Long Island, është vetëm një orë udhëtim me tren nga Manhattan.
Qeveria irlandeze ka konfirmuar se një paketë mbështetjeje për karburantin po finalizohet pas një dite të asaj që ata e përshkruan si "angazhim konstruktiv" me përfaqësuesit e sektorëve të transportit dhe bujqësisë.
Dy persona u vranë gjatë natës në një sulm rus në një zonë banimi në Odessa, në jug të Ukrainës. Autoritetet rajonale njoftuan lajmin, disa orë pas fillimit të një armëpushimi të shpallur për Pashkët Ortodokse.
Ditët e para të armëpushimit të brishtë midis SHBA-së dhe Iranit kanë rezultuar jashtëzakonisht vdekjeprurëse për Libanin, me qindra njerëz të vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë të paktën 357 të mërkurën.
Inteligjenca amerikane tregon se Kina po përgatitet të dorëzojë sisteme të reja mbrojtëse ajrore në Iran brenda disa javëve të ardhshme, sipas tre personave të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës.
Komente (0)