Molotov në shtëpinë e kreut të Open AI, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar u arrestua të premten pasi sulmoj me molotov shtëpinë e Sam Altman, kreut të Open Ai në San Francisko. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania.

11.04.2026. 12:57

Molotov në shtëpinë e kreut të Open AI, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar u arrestua të premten pasi sulmoj me molotov shtëpinë e Sam Altman, kreut të Open Ai në San Francisko. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania. 

Altman është CEO i OpenAI, i cili është i njohur për inteligjencën artificiale ChatGPT. OpenAI tha se kërcënime u bënë edhe në selinë e kompanisë në San Francisko.

Çfarë tha OpenAI në lidhje me sulmin me molotov?

"Për fat të mirë, askush nuk u lëndua," tha kompania e inteligjencës artificiale, duke shprehur mirënjohje për reagimin e Departamentit të Policisë së San Franciskos.

20-vjeçari që u arrestua për sulmin nuk është identifikuar ende nga policia. Gjithashtu nuk janë ngritur akuza për këtë rast.

Altman gjithashtu nuk ka komentuar ende për arrestimin.

Sipas gazetës lokale San Francisco Chronicle, zjarrfikësit iu përgjigjën raportimeve për një zjarr në një shtëpi pak para orës 4 të mëngjesit. Kur mbërritën, rojet e sigurisë në pronë thuhet se e kishin shuar zjarrin në portën e jashtme të shtëpisë.

Zyrtarët i thanë gazetës Chronicle se i dyshuari që e nisi zjarrin kishte ikur para se të mbërrinin zjarrfikësit.

I dyshuari kërcënon selinë e kompanisë

San Francisco Chronicle raportoi gjithashtu se një orë pas incidentit në shtëpinë e Altman, policia iu përgjigj raportimeve për një person që kërcënonte të digjte një ndërtesë ku ndodhet selia e OpenAI.

Policia thuhet se e identifikoi personin si të njëjtin të përfshirë në incidentin me molotov dhe e arrestoi atë.

Zëdhënësi i OpenAI, Jamie Radice, tha se kompania po punonte me autoritett në hetimin e saj.

"Ne e vlerësojmë thellësisht shpejtësinë me të cilën reagoi SFPD dhe mbështetjen nga qyteti për të ndihmuar në mbajtjen e punonjësve tanë të sigurt. Personi është në paraburgim", tha Radice.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)