Ndarja nga jeta e Eliot Engel, presidenti Begaj: Humbëm një mik të shqiptarëve

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur vlerësimin e ti për figurën e ish kongresmenit amerikan Eliot Engel që u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. Në mesazhin e tij ai thotë se Engel është mik i shqiptarëve dhe derë gjithmonë e hapur për ta, duke vlerësuar mbështetjen e tij për Kosovën dhe Shqipërinë.

11.04.2026. 10:01

MESAZHI I BEGAJ 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, shprehu vlerësimin e tij për Eliot Engel, një ndër personalitetet amerikane më të përkushtuara ndaj çështjes shqiptare dhe shqiptarëve.

Postimi më poshtë:

Sot u nda nga jeta Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve dhe një derë gjithmonë e hapur për ta.

Me mirënjohje të thellë, falënderojmë për gjithçka që bëri për Kosovën dhe për kombin shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira të historisë sonë.

Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të vyer, që qëndroi pranë nesh me përkushtim dhe guxim.

U prehsh në paqe!

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)