Burri që hoqi dorë nga 1 miliard dollarë për të jetuar në ishullin e shkretë

Një britanik zgjodhi të braktiste pasurinë dhe jetën luksoze për t’iu përkushtuar plotësisht mbrojtjes së natyrës, duke kthyer një ishull të braktisur në Seychelles në një model të rrallë të restaurimit ekologjik.

Burimi: AS

27.01.2026. 13:39

Burri që hoqi dorë nga 1 miliard dollarë për të jetuar në ishullin e shkretë

Një britanik zgjodhi të braktiste pasurinë dhe jetën luksoze për t’iu përkushtuar plotësisht mbrojtjes së natyrës, duke kthyer një ishull të braktisur në Seychelles në një model të rrallë të restaurimit ekologjik. Bëhet fjalë për Brendon Grimshaw, i cili në vitin 1962 bleu Moyenne, një ishull i degraduar dhe pothuajse i shkretë, dhe refuzoi më pas oferta që kapnin vlerën e rreth një miliard dollarëve për ta shitur atë.

Për afro 40 vite, Grimshaw i’u përkushtua ringjalljes së ishullit, duke refuzuar çdo formë shfrytëzimi turistik intensiv. Ai u fokusua te ripyllëzimi me specie autoktone, përmirësimi i tokës dhe rikthimi i faunës vendase. Në këtë mision ai u ndihmua nga miku i tij René Antoine Lafortune.

Në ishull u mbollën mbi 16 mijë pemë vendase, çka përmirësoi ndjeshëm ekosistemin dhe krijoi kushte për rikthimin e shumë specieve. Një nga momentet më të rëndësishme ishte rikthimi i breshkave gjigante të Seychelles, një specie e rrezikuar nga zhdukja. Pa gardhe dhe pa ndërhyrje artificiale, fauna u rikthye gradualisht në mënyrë natyrore.

Sot, Ile Moyenne konsiderohet një santuar i hapur natyror dhe një shembull i rrallë se si përkushtimi individual mund të sjellë rigjenerim të plotë të një ekosistemi, pa mbështetje shtetërore apo interesa biznesi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)