Astronomët zbulojnë planetin potencialisht të banueshëm, por... ka një problem

Astronomët kanë identifikuar një planet, i cili është futur në listën e atyre që janë potencialisht të banueshëm, i cili ndodhet rreth 146 vite dritë larg Tokës, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Astrophysical Journal Letters.

Burimi: AS

29.01.2026. 20:19

Astronomët zbulojnë planetin potencialisht të banueshëm, por... ka një problem

Astronomët kanë identifikuar një planet, i cili është futur në listën e atyre që janë potencialisht të banueshëm, i cili ndodhet rreth 146 vite dritë larg Tokës, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Astrophysical Journal Letters. Planeti, i quajtur HD 137010 b, ka përmasa të ngjashme me Tokën dhe paraqet disa karakteristika që e afrojnë me kushtet e Marsit.

HD 137010 b orbiton rreth një ylli të ngjashëm me Diellin dhe vlerësohet të jetë rreth 6 për qind më i madh se planeti ynë. Zbulimi është realizuar nga një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Australia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Danimarka, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura në vitin 2017 nga misioni K2 i teleskopit hapësinor Kepler të NASA-s.

Sipas studiuesve, planeti përfundon një orbitë rreth yllit të tij në rreth 355 ditë, një periudhë shumë e afërt me vitin tokësor. Llogaritjet tregojnë se ekziston rreth 50 për qind mundësi që ai të ndodhet brenda zonës së banueshme të yllit, ku teorikisht mund të ekzistojë ujë i lëngshëm.

Megjithatë, ylli pritës është më i ftohtë dhe më pak i ndritshëm se Dielli, çka mund të nënkuptojë temperatura shumë të ulëta në sipërfaqen e planetit, ndoshta nën -70 gradë celsius. Ekspertët paralajmërojnë se HD 137010 b mund të jetë një botë e madhe dhe e ngrirë, me ujë kryesisht të ngrirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)