Ndërhyrja në kohë e policisë së shtetit ka parandaluar një ngjarje kriminale në Vlorë, që mund të kishte pasoja të rënda në jetë njerëzish.
Shërbimet e Policia e Vlorës kanë marrë njoftim për një person të armatosur me thikë dhe kur kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur një të moshuar që mbante një armë të ftohtë në dorë dhe që kërcënonte se do të vriste familjarët e tij.
Efektivët reaguan menjëherë dhe neutralizuan 75 vjeçarin që prej minutash të tëra terrorizonte anëtarët e familjes dhe përbënte rrezik për jetën e tyre.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa materialet i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)