Punoi 25 vite pa marrë pushime, gjykata i jep një “thes” me para

Një rast i pazakontë në Britaninë e Madhe ka përfunduar me një vendim gjyqësor që i ka dhënë të drejtë një punonjësi, i cili për më shumë se dy dekada nuk arriti të marrë asnjë ditë pushimi për shkak të mungesës së stafit në kompani.

Burimi: Telegraph

13.04.2026. 21:46

Punoi 25 vite pa marrë pushime, gjykata i jep një “thes” me para

Një rast i pazakontë në Britaninë e Madhe ka përfunduar me një vendim gjyqësor që i ka dhënë të drejtë një punonjësi, i cili për më shumë se dy dekada nuk arriti të marrë asnjë ditë pushimi për shkak të mungesës së stafit në kompani.

Sipas raportimit të The Telegraph, Mossadek Ageli, i punësuar në një kompani të menaxhimit të pasurive të paluajtshme, kishte nisur punën që në vitin 1987. Për vite me radhë, kërkesat e tij për pushime u refuzuan vazhdimisht, pasi kompania nuk kishte mjaftueshëm punonjës për të mbuluar pozicionin e tij.

Në këto kushte, Ageli vendosi të mos i humbiste ditët e pushimit, por t’i akumulonte me shpresën se një ditë do të kompensoheshin financiarisht. Ai deklaroi se kishte llogaritur gjithmonë që këto ditë do t’i paguheshin, ndërsa theksoi se edhe asistenti i tij personal nuk kishte marrë pushime gjatë asaj periudhe.

Pas 25 vitesh pune, ai kishte grumbulluar plot 827 ditë pushimi të pashfrytëzuara, të vlerësuara në rreth 392 mijë paund. Situata mori një kthesë në vitin 2022, kur kompania ndryshoi drejtim dhe roli i tij filloi të zvogëlohej, deri në largimin nga puna në mars 2024 pa paralajmërim dhe pa pagesën e pushimeve.

Çështja përfundoi në një gjykatë në Watford, e cila e cilësoi pushimin nga puna si të padrejtë dhe urdhëroi kompaninë të paguajë jo vetëm vlerën e pushimeve të pashfrytëzuara, por edhe një dëmshpërblim shtesë. Në total, kompensimi arriti në rreth 458 mijë euro.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)