“Gjuha shqipe, e drejta jonë”, studentët protestojnë në Shkup
Qindra studentë shqiptarë kanë dalë sot në rrugët e Shkupit, duke rikthyer në vëmendje një debat të hershëm, të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe në provimet e Jurisprudencës. Një e drejtë që sipas tyre është e garantuar në ligj, por që në praktikë mbetet e pazbatuar.
Qindra studentë shqiptarë kanë dalë sot në rrugët e Shkupit, duke rikthyer në vëmendje një debat të hershëm, të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe në provimet e Jurisprudencës. Një e drejtë që sipas tyre është e garantuar në ligj, por që në praktikë mbetet e pazbatuar.
Me pankarta në duar dhe thirrje si “Ne flasim shqip”, “Gjuha shqipe, e drejta jonë” dhe “Nuk ka shtet pa rini”, studentët kërkuan që provimi i Jurisprudencës, një hap kyç për ushtrimin e profesioneve si avokat, gjyqtar apo prokuror, të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Aktualisht, ky provim zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, pavarësisht statusit zyrtar që gjuha shqipe ka në Maqedoninë e Veriut.
Protestës i është bashkëngjitur edhe një peticion i firmosur nga studentët, ndërsa qëndrimet politike kanë qenë të ndara. Kryeministri Hristijan Mickoski fillimisht e cilësoi kërkesën si të drejtë, por më pas u tërhoq, duke deklaruar se ligji nuk e lejon një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë e ka zhvendosur debatin në aspektin teknik, duke argumentuar se bëhet fjalë për një provim profesional dhe jo një procedurë administrative.
Çështja ka ndezur edhe përplasjet politike. Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, akuzon VMRO-DPMNE për një strategji të qëllimshme kundër përdorimit të shqipes në institucione, ndërsa Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN thekson se boshllëqet ligjore po prodhojnë zgjidhje të pjesshme.
Në mbështetje të studentëve ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili e cilëson përdorimin e gjuhës amtare si një të drejtë themelore që nuk mund të kufizohet nga procedurat. Ai bëri thirrje për shmangie të politizimit dhe zgjidhje përmes dialogut konstruktiv.
Mbështetje ka ardhur edhe nga Elisa Spiropali, e cila thekson se “gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi, por një e drejtë themelore”, duke shtuar se kur të drejtat kërkohen në rrugë, kjo tregon se diçka nuk funksionon në praktikë.
Në një reagim në Facebook, Spiropali shpreh mbështetjen për studentët, duke e cilësuar protestën e tyre si një sinjal se disa të drejta themelore nuk po zbatohen siç duhet në fqinjin tonë lindor.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mashtron me pensionistët për bonuset. Sipas tij kjo është shtresa që goditet më rëndë nga rritja e çmimeve.
Në një përpjekje për të zvogëluar numrin e makinave në rrugët e saj, Malta po ofron 25,000 euro për ata që heqin dorë nga patentat për një periudhë pesëvjeçare.
Metoda e re bazohet në një material të quajtur Alloclae, i cili rrjedh nga indi dhjamor i donatorëve të vdekur. Ky dhjam mblidhet, sterilizohet dhe përpunohet në mënyrë që të injektohet në trupin e pacientit.
Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se trupat amerikane hodhën në erë dy aeroplanë transporti për shkak të një mosfunksionimi teknik, duke i detyruar ata të sillnin avionë shtesë për të përfunduar operacionin e shpëtimit, por rrethanat që çuan në shkatërrimin e avionëve nuk janë konfirmuar.
Sipas dëshmive të të mbijetuarve, rreth 110 persona, mes tyre burra, gra dhe fëmijë, kishin nisur udhëtimin nga Tripoli me një varkë të vogël 12-15 metra, e cila më pas u përmbys në det të hapur.
Pas takimit, që ndodh rreth tre javë para skadimit të afatit 34 ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese para se Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, Albin Kurti u shpreh optimist, duke e cilësuar bisedën si konstruktive dhe në një frymë bashkëpunimi.
Në një reagim në Facebook, Spiropali shpreh mbështetjen për studentët, duke e cilësuar protestën e tyre si një sinjal se disa të drejta themelore nuk po zbatohen siç duhet në fqinjin tonë lindor.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se njësitë e ushtrisë dhe policisë, gjatë kontrollit të terrenit në afërsi të fshatit Treshnjevac, zbuluan eksplozivë me fuqi të lartë shkatërruese, të pajisur edhe me mekanizmat e nevojshëm për aktivizim.
Hetimi, i quajtur "Stolen III", i koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Tranit, zbuloi një organizatë kriminale me rrënjë në Cerignola dhe Barletta që kishte transformuar vjedhjen e automjeteve në një aktivitet profesional të qeverisur nga standardet pothuajse korporative.
Në zyrën e Presidencës së Kosovës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të detyrës së kreut të shtetit Vjosa Osmani tek kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.
Ndërsa prej vendimit të Bordit të Transparencës duhet të paguajmë 224 lekë për një litër naftë, në Kosovë çmimi i vendosur është ekuivalent me 176 lekë për litër.
Gjykata Kushtetuese vendosi se dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka efekt juridik, ndërsa i dha Kuvendit një afat prej 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri.
Komente (0)