Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila njoftoi çmimi maksimal të lejuar për shitjen e naftës në Kosovë. Ai është 1,83 euro për litër, sipas marzhës së përcaktuar nga ministria, ose e thënë ndryshe 176 lekë për litër.
Edhe pse çmimi u rrit, ai është në mënyrë të dukshme më i lirë se në Shqipëri, ku me vendim të Bordit të Transparencës për një litër naftë duhet të paguajmë plotë 224 lekë të reja.
Shqiptarët nga kjo anë e kufirit paguajnë 48 lekë më tepër për çdo litër naftë. Madje, kjo diferencë kaq e madhe në çmim krahasuar me Kosovën vjen në një kohë kur qeveria vendosi uljen e akcizës me 20%, për shkak të krizës globale.
Gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, ministrja Kusari-Lila u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo pikë karburanti që abuzon dhe ku çmimi e tejkalon kufirin e përcaktuar nga qeveria.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)