Tjetër tërmet në Kretë, lëkundja e dytë brenda pak ditësh

Ishulli grek i Kretës është goditur mëngjesin e sotëm nga një tjetër lëkundje e fortë sizmike duke shkaktuar panik te banorët.

Burimi: EMSC

25.04.2026. 19:23

Tjetër tërmet në Kretë, lëkundja e dytë brenda pak ditësh

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar në det, në juglindje të ishullit grek Kretë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Sipas të dhënave, zona e Kretës po përjeton aktivitet të shtuar sizmik që prej 24 prillit, me disa lëkundje të njëpasnjëshme. Një ditë më parë është regjistruar edhe një tërmet më i fortë me magnitudë 5.7 ballë.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, por monitorimi i situatës po vazhdon për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm sizmik në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)