Një burrë me një CV plot me medalje dhe një dosje të pastër kriminale është vendosur në qendër të një prej rasteve më të çuditshme të policisë greke, pasi u ndalua të mërkurën në mbrëmje, në autotradën Athinë-Korinth.
Rreth orës 21:00, oficerët e policisë që po kryenin kontrolle të rastësishme në autostradën kombëtare, pranë Kiatos, ndaluan automjetin e tij dhe sapo hapën bagazhin nuk ju besuan syve nga ajo çka panë.
Sipas mediave greke në bagazh gjendeshin 1 milionë e 150 mijë euro cash, të futura në çanta të thjeshta supermarketi.
Shoferi, një kampion i njohur botëror në xhudo, u dërgua menjëherë në zyrat e “FBI-së greke”. E gjithë nata kaloi në marrje në pyetje intensive, me sportisin që ka treguar se kishte mbledhur shumën e parave nga biznesmenë të ndryshëm në Atikë për t’ia transferuar ato një biznesmeni tjetër në Peloponez.
Autoritetet greke tani po kërkojnë përfituesin e dyshuar të parave në Peloponez, një person i cili, nëse ekziston, do t'i kërkohet të shpjegojë pse një shumë kaq kolosale po i arrinte nëpërmjet një atleti dhe brenda çantave të supermarketit.
Kampioni i xhudos u lirua me kusht, me detyrimin për të mos u larguar nga vendi dhe për të paraqitur dokumente ligjore që vërtetojnë se nga vinin paratë.
Hetuesit po shqyrtojnë tre skenarë kryesorë, që paratë të jenë produkt i një akti kriminal, që të jetë pastrim parash ose që çështja të përfshijë evazion fiskal në shkallë të gjerë. Asnjë nga të treja nuk përjashtohet dhe pika kyçe mbetet gjetja e biznesmenit në Greqinë jugore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)