Bujqësia në Shqipëri, Rama me fermerët në Dibër: Kooperativa në stilin e BE-së
Ideja është që fermerët të ruajnë prodhimin individual, por të bashkohen në fazat e rëndësishme si blerja e inputeve, përpunimi, ambalazhimi dhe shitja, duke ulur kostot dhe rritur fuqinë në treg.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla ka zhvilluar një takim me fermerët në Dibër në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”. Aty foli për organizimin e ri të prodhuesve bujqësorë në Shqipëri.
Rama u shpreh se modeli i ri i bashkimit të fermerëve, të quajtur “Shoqëri të Bashkuara Bujqësore”, do të ngjajë me kooperativat e Bashkimit Europian dhe jo me ato të kohës së komunizmit në vend. Sipas tij, ideja është që fermerët të ruajnë prodhimin individual, por të bashkohen në fazat e rëndësishme si blerja e inputeve, përpunimi, ambalazhimi dhe shitja, duke ulur kostot dhe rritur fuqinë në treg.
“Secili prodhon më vete, por bashkimi krijon volum më të madh dhe mundësi më të mira shitjeje. Bëhet fjalë për bashkëpunim në mbjellje, punim toke, përkujdesje dhe tregtim”, u shpreh Rama. Ai theksoi se modeli i ri synon të shmangë “traumën e së kaluarës”, duke mos u quajtur kooperativa, por Shoqëri të Bashkuara Bujqësore (SHBB), të mbështetura financiarisht dhe institucionalisht nga shteti dhe bashkitë.
Foto: Edi Rama/Facebook
“Duhet të bashkohemi, sepse ndryshe nuk përballojmë integrimin europian. Ku do t’i shesim produktet, me çanta në rrugët e Brukselit?”, tha kryeministri. Rama shtoi me humor se i propozoi një prej grupeve lokale emrin “Dibra United” si Manchesteri, por ata kishin gjetur emrin “Dibra Origin”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nuk është hera e parë që kërkohet transmetim i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore në procese të profilit të lartë, një kërkesë e ngjashme është bërë më herët edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Zhvillimet e fundit në teknologjinë ushtarake po ndryshojnë mënyrën se si përballen kërcënimet ajrore, ndërsa Shtetet e Bashkuara po testojnë një sistem të ri të quajtur “Leónidas”, i cili përdor impulsi elektromagnetike për të neutralizuar dronët.
Media greke Protothema duke cituar burime nga Ministria e Jashtme raporton se Athina distancohet qartë nga deklaratat e Ramës rreth konsultimeve të supozuara të avancuara mbi kufirin detar me Greqinë, duke mohuar narrativën rreth një marrëveshjeje mbi një kërkesë të përbashkët drejtuar Hagës.
Sipas vendimit të ri, çmimi i naftës në shitje me pakicë do të jetë deri në 206 lekë për litër. Edhe benzina ka pësuar rritje, duke u vendosur në 181 lekë për litër.
Ai pretendoi se në Shqipëri “bosët e karteleve të drogës”, përfshirë edhe grupe si Sinaloa, kanë akses dhe ndikim, duke akuzuar qeverinë se u ka hapur dyert për investime të dyshimta.
Nuk është hera e parë që kërkohet transmetim i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore në procese të profilit të lartë, një kërkesë e ngjashme është bërë më herët edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Komente (0)