Një detaj i papritur, pas ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Makina e përdorur nga autorët e ngjarjes, ishte në pronësi të viktimës.
Automjeti tip “Audi”, i cili u gjet i djegur në afërsi të Murrashit, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, rezulton të jetë në pronësi të një kompanie që jep makina me qira. Ajo kompani kishte si pronar pikërisht Edmond Mëhallan.
Në mjetin e djegur u gjet edhe një pistoletë e shkrumbuar tip “Berreta”, që mendohet të jetë arma me të cilën u ekzekutua biznesmeni. Ndaj Mëhallas u shkrepën shtatë plumba, dy prej të cilëve e goditën në kokë, duke bërë që të ndërronte jetë në brendësi të automjetit të tij tip “Range Rover”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)