Fermerët grekë në protestë, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë-Janinë

Qarkullimi në aksin Kakavijë–Janinë do të ndalet sot për 5 orë, pasi fermerët grekë kanë paralajmëruar një protestë që pritet të bllokojë plotësisht segmentin rrugor në zonën e Kallpaqit.

02.12.2025. 09:05

Fermerët grekë në protestë, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë-Janinë

Udhëtimet drejt ose nga Greqia nëpër rrugën kryesore Kakavijë-Janinë pritet të ndalen sot për disa orë, pasi fermerët grekë paralajmëruan një protestë ku do bllokohet segmenti rrugor.

Sipas njoftimit nga Policia Kufitare Kakavijë, autoritetet greke kanë informuar se sot, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, segmenti rrugor Kakavijë-Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i paralizuar nga ora 16:00 deri në 21:00 (me orën greke), si pasojë e protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Gjatë mbylljes, lejohet vetëm kalimi i mjeteve me emergjenca shëndetësore, për të gjitha mjetet e tjera qarkullimi do të jetë i ndaluar.

Policia Kufitare Kakavijë i bën apel qytetarëve të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesa ose vështirësi në udhëtim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)