Holta Zaçajt i përfundoi mandati, Gjykata Kushtetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri
Me një vendim të marrë këtë të martë në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, është çelur zyrtarisht gara për të zgjedhur kryetarin e ri të këtij institucioni, pasi Gjykata e Lartë e cilësoi të përfunduar mandatin e Holta Zaçajt.
Pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Mbledhja e Gjyqtarëve e thirrur nga kryetarja në detyrë, Marsida Xhaferllari, vendosi nisjen e procedurave për zgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj gjykate.
Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese thuhet se “kërkesa me shkrim për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.
Foto: Newsmax Balkans
Ndërkohë, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese do të ketë një mandat të plotë 9-vjeçar.
Pas debatit të krijuar mbi mandatin e Zaçaj, Gjykata e Lartë konfirmoi se mandati i saj përfundoi më 10 mars 2025. Sipas këtij institucioni, njoftimi për mandatin e saj aktual është bërë që në vitin 2021, kur u përcaktua se vendi vakant i krijuar pas largimit të Vitore Tushes, së cilës i kishte përfunduar mandati në vitin 2017, do të plotësohej nga një gjyqtar që do të qëndronte në detyrë deri në mars 2025.
Në njoftim thuhet se “Holta Zaçaj u zgjodh në 16 janar 2023 si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, ‘me mandat të pjesshëm, deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025’”.
Më 10 dhjetor, Zaçaj bëri të ditur se nuk e njeh datën 10 mars 2025 si përfundim të mandatit të saj dhe njoftoi se do t’i drejtohej Komisionit të Venecias për një opinion zyrtar. Ajo i ka paraqitur këtij institucioni katër pyetje, përfshirë edhe atë se si përcaktohet mandati i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese kur ai nis me vonesë.
Foto: Newsmax Balkans
Ndërkohë, duke iu referuar dispozitave kushtetuese, Gjykata e Lartë thekson rëndësinë e ciklit të rregullt të ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese çdo tre vjet me një të tretën e anëtarëve.
Në vendimin e saj theksohet se “përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese është një proces i detyrueshëm për t’u kryer në kohë nga tre organet e emërtesës, me qëllim shmangien e çdo krize a tensioni, që mund të cenojë legjitimitetin dhe funksionimin normal të vetë Gjykatës, si autoriteti më i lartë që interpreton në mënyrë përfundimtare Kushtetutën”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)