Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Arrestohet një tjetër i dyshuar, në pranga 33-vjeçari Nevzat Spaho

Shkon në tre numri i të shoqëruarve nga policia, si të dyshuar për ekzekutimin e Edmond Mëhallas në automjetin e tij. Hetimet vijojnë, sepse nuk përjashtohet që në ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

03.12.2025. 10:01

Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Arrestohet një tjetër i dyshuar, në pranga 33-vjeçari Nevzat Spaho

Një tjetër person është arrestuar lidhur me ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, krim që tronditi qytetin dhe opinionin publik pak ditë më parë. Policia ka njoftuar se në prangat e saj ka rënë Nevzat Spaho, 33 vjeç, i kapur gjatë një operacioni në Prrenjas. Ai bëhet personi i tretë i arrestuar si i dyshuar në përfshirje në ngjarje.

Sipas burimeve hetimore, Spaho është person me precedentë penalë dhe dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit. Grupi hetimor bën me dije se arrestimi i tij është rezultat i disa orëve ndjekjeje, survejimi dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Hetuesit po punojnë intensivisht për të zbardhur të gjithë dinamikën e krimit. Arrestimi i Spahos pritet të ndihmojë në qartësimin e motivit të ngjarjes dhe në identifikimin e roleve të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Pas tre personave të arrestuar, policia mbetet në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm. Kontrollet vijojnë në disa zona të qarkut Elbasan dhe Prrenjas, pasi dyshohet se në vrasje mund të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë. Hetimet janë ende në zhvillim dhe priten detaje të reja në orët në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)