Policia Kufitare e Kakavijës informon se lëvizja drejt dhe nga Greqia pritet të bllokohen përkohësisht sot për shkak të një proteste të paralajmëruar në territorin grek.
Sipas njoftimit, autoritetet greke kanë bërë të ditur se nga ora 19:00 e mbrëmjes, deri në një njoftim të dytë, fermerët do të bllokojnë aksin rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.
Gjatë kësaj periudhe do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa për pjesën tjetër të mjeteve do të ketë ndalim të plotë.
Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë durim, të planifikojnë udhëtimet në orare alternative dhe të ndjekin njoftimet e radhës për rifillimin e qarkullimit normal, me qëllim shmangien e vonesave dhe grumbullimeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)