Dyshime për abuzime me tendera, drejtoresha e AKSHI-t 3 orë në SPAK

Tre orë ka zgjatur paraqitja në SPAK e drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila dyshohet se është pyetur në lidhje me hetimet që Prokuroria e Posaçme po kryen për disa procedura tenderuese të kryera nga institucioni që ajo drejton.

03.12.2025. 18:36

Dyshime për abuzime me tendera, drejtoresha e AKSHI-t 3 orë në SPAK

Tre orë ka zgjatur qëndrimi i drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj në SPAK. Paraqitja e Karçanajt para prokurorve të posaçëm lidhet me një hetim mbi disa procedura tenderuese të institucionit që ajo drejton, i cili ka derivuar nga një tjetër hetim i Strukturës së Posaçme.

SPAK dyshon se Karçanaj është e përfshirë në abuzime me tenderat e zhvilluar nga AKSHI, nën drejtim e saj, por vetë zyrtarja refuzoi të japë një koment për mediat, duke shmangur pyetjet e gazetarëve.

Ditët e fundit, janë thirrur dhe pyetur në SPAK po ashtu rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t. Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme po heton disa procedura tenderuese që lidhen kryesisht me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)