Trafik i rënduar në Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike makinash

Trafik i rënduar makinash është regjistruar këtë të premten edhe njëherë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Rradha e mjeteve nis nga Tuneli i Krrabës dhe vijon deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

05.12.2025. 17:30

Trafik i rënduar në Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike makinash

Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e së premtes në aksin Tiranë-Elbasan duke bllokuar edhe njëherë hyrjen në qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave radha e gjatë e makinave nis që prej daljes së tunelit të Krrabës e deri te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Policia ndodhet në çdo kryqëzim, por prania e shumë makinave e bën të pamundur lëvizjen e lirshme të tyre.

Shkak mendohet të jenë reshjet e shiut, por edhe fundjava e gjatë, e cila edhe këtë herë shtrihet deri të hënën, duke bërë që shumë njerëz të largohen nga kryeqyteti.

Ky aks rrugor prej vitesh është kthyer në problematik dhe për këtë arsye zgjidhja për këtë situatë duhet të jetë emergjente.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)