Në 2026, Danimarka do të hapë ambasadë në Tiranë

Danimarka do të jetë shteti i radhës që do të hapë selinë e saj diplomatike në Tiranë.

Burimi: The Copenhagen Post

05.12.2025. 18:59

Në 2026, Danimarka do të hapë ambasadë në Tiranë

Media vendase The Copenhagen Post, raporton se Komiteti i Politikës së Jashtme është informuar nga ministri i Jashtëm, Lars Løkke Rasmussen, për rregullimet e fundit, që përfshijnë hapjen e ambasadës daneze në Tiranë.

Sipas artikullit, Ministria e Punëve të Jashtme do të kryejë disa riorganizime për të mbrojtur sa më mirë interesat e Danimarkës në kohë të ndryshueshme dhe të pasigurta dhe kjo përfshin hapjen e ambasadave të reja, si ajo në Shqipëri.

Në përputhje me këtë plan, Danimarka do të hapë ambasadë të re edhe në Argjentinë, por në vitin 2026.

Danimarka gjithashtu do të ngrejë në nivel Konsullate të Përgjithshme përfaqësimin në Vietnam dhe do të emërojë edhe një Përfaqësues të Posaçëm për Azinë Qendrore, ndërsa ambasada daneze në Mianmar do të mbyllet.

“Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo na paraqet sfida të reja, por sjell edhe mundësi të mëdha. Ne duhet të kemi një shërbim të fortë dhe bashkëkohor të politikës së jashtme, i cili është i pranishëm në vendet ku janë në rrezik interesat tona jetike, dhe sot kemi bërë një hap më tej në këtë drejtim”, tha ministri Rasmussen.

Në logjikën e Kopenhagës zyrtare, me hapjen e një ambasade në Shqipëri, Danimarka do të jetë në gjendje të mbështesë aspiratat e vendit tonë për tu bërë anëtar të BE-së dhe të forcojë qëndrueshmërinë e tij, përfshirë edhe atë kundër ndikimit negativ nga Rusia në Ballkan.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)