Vdekja e 15-vjeçarit që u plagos nga bashkëmoshatari, Spitali i Durrësit mohon lajmin se nuk kishte drita

Spitali i Durrësit sqaron se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedurat emergjente në rastin e 15-vjeçarit të plagosur me thikë nga bashkëmoshatari i tij, i cili ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes. Institucioni pretendon po ashtu se akuzat për shkëputjen e energjisë janë të pavërteta.

05.12.2025. 20:20 >> 20:25

Vdekja e 15-vjeçarit që u plagos nga bashkëmoshatari, Spitali i Durrësit mohon lajmin se nuk kishte drita

Spitali i Durrësit ka reaguar për ndarjen nga jeta të 15-vjeçarit Erion Boba, pak ditë pasi mbeti i plagosur si pasojë e goditjes me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

I mituri kishte marrë plagë në organet jetësore dhe nuk mundi të mbijetonte, ndërsa ka pasur reagime kundër spitalit, me pretendimin se energjia elektrike është shkëputur në momentin kur Boba ndodhej në sallë dhe po trajtohej me ndihmën e nevojshme mjekësore.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik. Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këto pretendime, Spitali i Durrësit sqaron se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedurat emergjente dhe kanë bërë më së miri punën e tyre dhe se lajmet e publikuara në disa media për mungesën e energjisë në ambientet e spitalit, janë të pavërteta.

“Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë. Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh”, nënvizohet më tej.

Spitali i Durrësit u i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, ndërsa sqarojnë se 15-vjeçari mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)