Ivanka Trump studion historinë dhe kulturën shqiptare
Vajza e presidentit amerikan publikoi librat që po lexon rreth identitetit të vendit tonë. Mes tyre “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare.
Ivanka Trump ka ndarë në Instagram tre libra mbi Shqipërinë, duke treguar se po studion historinë, identitetin dhe letërsinë shqiptare. Nëpërmjet një Instastory, ajo publikoi librat “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.
Foto: Ivanka Trump
Poshtë tyre, vajza e presidentit amerikan shkruante “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se po përgatitet mbi temën shqiptare. Ndërkohë, projekti i sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, bashkëshort i Ivankës dhe dhëndrër i presidentit Donald Trump, për zhvillimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit ka marrë statusin e “investimit strategjik” në Shqipëri.
Vendimi është dhënë nga Komiteti i Investimeve Strategjike përmes kompanisë “Atlantic Incubation Partners” LLC. Me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, deri më tani Ishulli i Sazanit ka shërbyer vetëm si bazë ushtarake.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)