“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, mesazhi i ministres Spiropali

U theksua nevoja që të rinjtë të jenë të angazhuar, aktivë dhe kontribues në ndërtimin e një Shqipërie demokratike, me mundësi të barabarta, konkurruese dhe inovative.

08.12.2025. 11:50

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, mesazhi i ministres Spiropali

Shqipëria feston më 8 dhjetor Ditën Kombëtare të Rinisë, një datë që simbolizon rolin e vajzave dhe djemve shqiptarë si forcë kryesore ndryshimi në shoqëri. Kjo ditë lidhet me lëvizjen studentore të vitit 1990 dhe thirrjen e saj historike “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, që shënoi hapjen e vendit drejt demokracisë dhe aspiratave europiane.

Në mesazhin e saj për këtë ditë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, theksoi nevojën që të rinjtë të jenë të angazhuar, aktivë dhe kontribues në ndërtimin e një Shqipërie demokratike, me mundësi të barabarta, konkurruese dhe inovative. Institucionet nënvizojnë se pjesëmarrja e brezit të ri është më e rëndësishme se kurrë për të përforcuar proceset e integrimit dhe për të ardhmen europiane të vendit.

Mesazhi i plotë:

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit europian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie. Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE🇪🇺, ku të rinjtë e Shqipërisë kërkohet më shumë se kurrë të jenë pjesëmarrës, këmbëngulës, kontribues për Shqipërinë demokratike, meritokratike, të hapur, konkurruese, inovative, me drejtësi e mundësi për të gjithë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)