Kumbaro dhe Vëngu inspektojnë kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura
Investim modern për arsimimin ushtarak në Shqipëri. Struktura përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë dhe ambiente sportive sipas standardeve të NATO-s.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, vizituan kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura. Bëhet fjalë për një investim modern prej 7,600 m², që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionistëve të ardhshëm të FA.
Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë dhe ambiente sportive sipas standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të plotë akademik dhe profesional. Ministrja Kumbaro e cilësoi këtë investim një përforcim të arsimit të lartë dhe profesional, duke vlerësuar gjithashtu iniciativat e lidhura me masterin e kombinuar në marinë, aviacion dhe inxhinieri në Universitetin e Vlorës.
Ministria e Arsimit
Nga ana e tij, Ministri Vëngu theksoi se kampusi do të përgatisë kuadro të afta për misione kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë programe bachelor dhe master, si dhe specialitete të tilla si siguria kibernetike. Ai shtoi se studentët do të trajtohen me pagesë gjatë studimeve dhe mund të specializohen në akademi prestigjioze në Europë dhe SHBA.
Programet akademike në kampusin e ri pritet të nisin në muajin shkurt, duke vendosur një standard të ri për arsimimin ushtarak në Shqipëri dhe duke forcuar rolin e Forcave të Armatosura në edukimin e sigurisë kombëtare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)