Byroja Kombëtare e Hetimit mëson sot emrin e drejtuesit të ri

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë sot drejtuesin e ri të saj. KLP pritet të votojë për Joni Ketën i cili është dhe emri i vetëm i propozuar nga komisioni i ngritur nga SPAK.

09.12.2025. 08:19

Byroja Kombëtare e Hetimit mëson sot emrin e drejtuesit të ri

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të votojë sot për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Komisioni i ngritur nga SPAK propozoi Joni Ketën për këtë pozicion për një mandat 5-vjeçar, pas shumë emrave që kishin shprehur gatishmërinë.

Joni Keta është pjesë e BKH dhe ka mbajtur dhe postin e kreut të komanduar të institucionit, që kur ish-drejtueses Aida Hajnaj i përfundoi mandati në muajin gusht të këtij viti.

BKH është një nga institucionet kyçe në sistemin e ri të drejtësisë për hetimet proaktive dhe veprimtarinë operacionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)