Asnjë votë kundër, Joni Keta zgjidhet në krye të BKH

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një mandat 5 vjeçar. Keta ishte kandidati i vetëm në garë dhe mori votë unanime nga KLP.

09.12.2025. 11:40

Asnjë votë kundër, Joni Keta zgjidhet në krye të BKH

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar me 11 vota pro dhe asnjë kundër për emërimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Joni Keta ishte i vetmi emër në garë, i përzgjedhur nga Komisionit i ngritur nga SPAK në mesin e 6 kandidatëve që do të qëndrojë në këtë pozicion për një mandat 5-vjeçar.

Joni Keta është pjesë e BKH dhe ka mbajtur dhe postin e kreut të komanduar të institucionit, që kur ish-drejtueses Aida Hajnaj i përfundoi mandati në muajin gusht të këtij viti.

BKH është një nga institucionet kyçe në sistemin e ri të drejtësisë për hetimet proaktive dhe veprimtarinë operacionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)