Komisioni i Ligjeve në Kuvend miratoi me 8 vota pro shpalljen e vakancës për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish gjyqtares Elsa Toska.
Në mbledhjen e fundit të Komisionit u diskutua për procedurën e aplikimit për vendin vakant që i takon Kuvendit që ta zgjedhë.
Ky anëtar i ri që do të zgjidhet nga ana e Kuvendit do të ketë një mandat të plotë 9 vjeçar në Kushtetuese.
Kreu i Komisionit, Ulsi Manja mes të tjerash u shpreh se kandidatët që duan të aplikojnë për këtë pozicion do të kenë 20 ditë kohë që nga momenti që njoftimi do të publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)