Këtë të enjte, më 11 dhjetor pritet të zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lidhur me procesin në SPAK, Ambasada Britanike ka reaguar duke theksuar rëndësinë që zgjedhja të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.
Zgjedhja do të kryhet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët do të votojnë për drejtuesin e ri të SPAK, i cili do të ketë një mandat trevjeçar. Ky proces zhvillohet në një moment të rëndësishëm për institucionin, pasi mandati i drejtuesit aktual, Altin Dumani, përfundon gjatë këtij muaji.
Reagimi i Ambasadës Britanike:
Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)