Kandidatët për drejtimin e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion kanë nisur prezantimin e platformës së tyre para KLP, përpara votimit që do të zgjedhë dhe kreun e ri të SPAK.
I pari që bëri një rezyme ishte kandidati Adnan Xholi, i cili tha se ka një karrierë 27 vjeçare si prokuror dhe se plotëson të gjitha kushtet për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.
Xholi premtoi se do të mbështesë kolegët e tij prokurorë në çdo moment në luftën kundër krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë.
“Kam aftësi për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë. SPAK ndodhet në një fazë të rëndësishme. Është i rëndësishme mbrojtja e integritetit të institucionit. Presion është ushtruar ndaj prokurorëve. Të gjithë janë kandidatë për ta drejtuar këtë strukturë për shkak të rezultateve të arritura. Jam krenar që punoj me ta dhe do t’i mbështes në çdo kohë. Krahas sukseseve, ka ardhur koha të vijohet me hetime me kohë të shpejtë për të goditur aktivitetin kriminal.
Duhen konfiskuar asetet e krimit për të promovuar barazinë para ligjit për qytetarët.
Prokurorët janë të pavarur, drejtuesi është menaxher, i cili ka detyrimin të sigurojë kushtet e nevojshme të punës, për të goditur paligjshmërinë. Kam 27 vite eksperiencë. Karriera ime ka një ngritje të vazhdueshme. Kam udhëhequr disa hetime kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Xholi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)